KSHH: Zgjedhjet e 28 qershorit nuk përmbushën standardet
Në raportin e përpiluar për procesin e votimit në zgjedhjet parlamentare shqiptare, KSHH gjatë konferencës së sotme për shtyp konsideroi se në shumë raste pati votim familjar, gjë që përbën një shkelje të standardeve të vendosura nga ndërkombëtarët si BE, KE e OKB.
Raporti i KSHH-së citon se gjatë fushatës elektorale skena politike u shfaq tepër e polarizuar midis partive Demokratike dhe Socialiste.
“Është e vërtetë se Kodi Zgjedhor nuk e ndalon një gjë të tillë, por duke ndjekur disa nga takimet, mitingjet dhe përdorimin e mjetet propagandistike, krijohet përshtypja se shpenzimet për fushatën kanë qenë të mëdha. Në të njëjtën kohë ka munguar dhe transparenca lidhur me burimin e këtyre të ardhurave”, citon raporti.
Komiteti Shqiptar I Helsinkit thekson se asnjë nga GNV-të nuk përfundoi procesin e numërimit brenda orës 17:00 të datës 29 qershor, siç parashikon edhe kodi. “Gjatë monitorimit në KZAZ-të nr. 20, 41, 50, 51, 57 sistemi i kamerave nuk funksionoi në rregull”, citohet në raport
Po sipas raportit të KSHH, pati kritika për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, e konkretisht për kryetarin e KQZ, Arben Ristani. “KQZ nxitoi me shpalljen e rezultateve. Disa vendime të Ristanit ishin jo profesionale dhe politike”, citohet në raport.