Beograd, vazhdon gjyqi ndaj “Grupit të Gjilanit”
Sipas aktakuzës, të përfaqësuar nga zëvendësprokurori për krime të luftës Mioljub Vitoroviq, pjesëtarët e këtij grupi ngarkohen për shumë vepra penale-krime të luftës mbi civilët e nacionalitetit serbë, shqiptarë e romë, të kryera, siç thuhet, prej qershorit deri në shtator të vitit 1999 në territorin e komunës së Gjilanit.
Ata akuzohen për burgosjen dhe keqtrajtimin e 153 civilëve serbë, vrasjen e 80 dhe zhdukjen e 34 civilëve në nacionalitetit serbë, shqiptarë e romë, pastaj për rrëmbime, mundime, gjymtime, copëtimin e trupave të pajetë dhe hedhjen e tyre në liqenin e Livoçit, si dhe për përdhunime, djegie, plaçkitje dhe dëbim të dhunshëm të tyre nga Kosova.
Në bankën e të akuzuarve gjenden nëntë veta kurse tetë të tjerë janë në arrati dhe po gjykohen në mungesë.
Prokuroria serbe thotë se për këto prova ka siguruar 9 dëshmitarë të mbrojtur, të cilët i kanë mbijetuar torturat, por ka edhe disa ish pjesëtarë të UÇK, njëri nga të cilët do të dëshmojë me pseudonimin “Bozhur 50”.
Pas leximit të aktakuzës, mbrojtjen e vet e dha i akuzuari Agush Memishi, i cili tha se kurrë nuk ka marrë pjesë në kryerjen e veprave të tilla, sepse në atë kohë ka qenë në Shqipëri e pastaj në Maqedoni. Gjykimi vazhdon sot me dëgjimin të akuzuarit të radhës, Faton Hajdarit dhe të tjerëve. Tre nga të akuzuarit do të mbrohen në heshtje.
Edhe pse në hapje të gjykimit pardje kanë marrë pjesë edhe disa familjar të të akuzuarve nga Presheva, dhe përfaqësues politik, ditën e djeshme (e enjte) nuk ishte prezent asnjëri nga ata, por morën pjesë disa familjarë të serbëve të pagjetur nga Kosova.
Të themi se nëntë ish pjesëtarët e i UÇK-së, të ashtuquajtur “Grupi i Gjilanit” janë arrestuar më 26 dhjetor të vitit të kaluar, në Preshevë dhe fshatrat përreth, në një aksion të koordinuar të policisë serbe dhe që nga atëherë janë në paraburgim.(rtk/start)