E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagosën me armë një shtetas, dy në pranga

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në afërsi të Rrugës së Kavajës, ku pranë Komisariatit të Policisë Nr.2 Tiranë, morën njoftim se është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi Armand Xhemal Biçaku, 31- vjeç, i cili ndodhet i shtruar në SQU, jashtë rrezikut për jetën.

U kryen veprimet hetimore dhe proceduriale, ku ka rezultuar se autorë janë shtetasit F.S, 32 – vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për trafikim të lëndëve narkotike dhe B.F, 33 – vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për trafikim të lëndëve narkotike.

 Autorët e dyshuar, pasi janë konfliktuar me të dëmtuarin, për motive të dobëta e kanë qëlluar me armë zjarri dhe janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që nga të gjitha strukturat e hetimit të krimit po punohet për kapjen e tyre, tashmë të identifikuar.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 gëzhoja arme me kalibër 9 mm. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “vrasjes me dashje e mbetur në tentativë” në bashkëpunim.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›