Bashkëpunim midis Bankës së Shqipërisë dhe Turqisë
Kjo vizitë shënon një hap të mëtejshëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Bankës së Shqipërisë dhe Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë.
Gjatë takimit midis dy guvernatorëve u diskutua edhe rreth prioriteteve të bashkëpunimit institucional midis dy bankave qendrore, ku të dy guvernatorët shprehën angazhimet e institucioneve të tyre për zgjerimin e shkëmbimit të eksperiencave në fusha të ndryshme të bankingut qendror. Gjithashtu Guvernatori Yilmaz siguroi për të gjithë mbështetjen dhe partneritetin e mundur nga ana e Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë për Bankën e Shqipërisë në fushat me interes të përbashkët.
Në kuadër të vizitës zyrtare të Guvernatorit Yilmaz, Banka e Shqipërisë organizoi në hollin e saj një takim të hapur, ku ndërmjet të tjerëve merrnin pjesë Ambasadori i Republikës së Turqisë në Shqipëri, SH.T.Z. Hasan Sevilir Asan, përfaqësues të biznesit turk në Shqipëri, drejtues të bankave të nivelit të dytë që operojnë në Shqipëri dhe shumë personalitete të tjera.
Me këtë rast, z. Yilmaz mbajti leksionin me temë “Kriza aktuale botërore financiare dhe zhvillimet e fundit në ekonominë turke dhe politikën e saj monetare”. Në fjalën e tij, z. Yilmaz bëri një përshkrim të zhvillimeve të fundit në tregjet financiare të Turqisë dhe të sektorit bankar, duke u përqendruar në efektet e krizës globale në ekonominë turke.