Plagosi dy vëllezër me thikë, prangoset 33-vjeçari
Arrestimi i tij u krye pasi dje rreth orës 13.30, në rrugën “Frosina Plaku”, pas një konflikti të ndodhur midis vëllezërve Euglend dhe Julindo Meço, respektivisht 26 dhe 22 vjeç, autori i dyshuar Jetnis Dollapi ka qëlluar të dy vëllezërit me armë të ftohtë thikë në trup. Të cilët plagosurit u dërguan menjëhërë në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e ftohtë thikë dhe do të dërgohet në laborator për ekzaminim të mëtejshëm. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Plagosjes së rëndë me dashje”, në ngarkim të shtetasit Jetnis Dollapi dhe veprës penale të “dëntimeve të tjera me dashje”, në ngarkim të shtetasve Euglend dhe Junildo Meço, në gjëndje të lirë.