Beograd zyrtar: Të gjitha propozimet tona, Kosova i njohu
BEOGRAD-Sot u mbyll raundi i 10 i bisedimeve me nënshkrimin e një marrëveshjeje mes Prishtinës dhe Beogradit. Dacic konfirmoi se të gjitha propozimet e Serbisë u pranuna nga pala kosovare.
MEDIA SERBE CITON DAÇIÇ: SERBIA NUK E KA PRANUAR SOT KËTË MARRËVESHJE
Mediat serbe citojnë kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç, të ketë thënë se "Serbia nuk e ka pranuar sot këtë marrëveshje".
"Unë i kam vënë inicialet në tekstin e propozuar, për pranimin ose refuzimin e të cilit të dyja palët do të deklarohen gjatë ditëve në vazhdim", ka thënë Daçiç, duke shtuar se ky tekst sot është gjithsesi më i përshtatshëm seç kanë qenë propozimet e deritashme.
“Bashkësia e komunave serbe do të ketë autorizime të mëdha, kur bëhet fjalë për zgjedhjen e komandantit, përkatësisht ajo do ta propozojë komandantin rajonal të policisë; do të ketë përbërje serbe në sistemin e drejtësisë, do të ketë një përafërsi të gjykatës së qarkut në veri të Mitrovicë".
Selia e bashkësisë do të jetë në veri të Mitrovicës, do ta ketë pronën e vet, xhirollogarinë e vet, kuvendin, presidentin, nënpresidentin dhe këshillin, si një formë qeverie. Do të ketë mbikqyrje të plotë dhe autoritet ekzekutiv kur bëhet fjalë për arsimin, shëndetësinë, kulturën, planifikimin hapësinor”, ka thënë Daçiç.
VUCIC: U PLOTËSUAN TË GJITHA KËRKESAT TONA
Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vucic u shpreh se me marrëveshjen janë plotësuar të gjitha kërkesat serbe.
Sipas tij, pika e 9-të ka mbetur e paprekur ndërsa është modifikuar pika 14. Ndërsa, asociacioni i komunave serbe do ta ketë kryetarin, nënkryetarin dhe Këshillin, si dhe të drejtën që ta zgjedh komandantin rajonal të policisë dhe të gjithë komandantët lokal në veri dhe jug të Ibrit ku banojnë serbët.
(d.b/BalkanWeb)