Politika shqiptare përshëndet arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi
TIRANE - Politika shqiptare përshëndet arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, duke e konsideruar si një sukses për të gjithë rajonin e Ballkanit. Rama: krenar për Kosovën, fitoi luftën e paqen. Ish-ministrat e jashtëm Panariti e Shehu: Arritje për të gjithë Ballkanin.
RAMA: KRENAR PER KOSOVEN, FITOI LUFTEN E PAQEN
Lideri i opozitës, Edi Rama ka reaguar në rrjetin “Twitter” pas marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. Ai shprehet krenar për Kosovën, duke vlerësuar edhe Serbinë për këtë hap të rëndësishëm.
“Krenar për Kosovën që falë një lidershipi vizionar fitoi luftën dhe paqen me dinjitetin më të madh! Më në fund dhe Serbia bëri gjënë e duhur.”- shkruan Rama
ISH-MINISTRAT E JASHTEM: MARREVESHJA, ARRITJE PER TE GJITHE BALLKANIN
Ish-ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Edmond Panariti dhe Tritan Shehu, e konsiderojnë një sukses për të gjithë rajonin e Ballkanit arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një komunikim telefonik në “News24”, ish-ministri Panariti theksoi se marrëveshja mbyll një vatër të hapur tensioni dhe kontribuon në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.
“Marrëveshja i hap rrugë njohjeve të reja. Do të kontribuojë në mënyrë thelbësore në ruajtjen e qetësisë dhe stabilitetit në Ballkan dhe avancimin e proceseve integruese të të gjitha vendeve të Ballkanit. Eshtë një ngjarje e shënuar për të gjitha vendet e Ballkanit”- deklaroi Panariti.
Ish-kryediplomati shqiptar, Tritan Shehu tha se kjo marrëveshje do t’i hapë rrugë fillimit të një procesi të ri për Kosovën, drejt integrimit evropian dhe anëtarësimit në NATO.
“Në tërësi ky është një lajm pozitiv, është një sukses, është një arritje e një vullneti të mirë që do të ndihmojë edhe në stabilitetin e rajonit në tërësi.”- u shpreh Shehu në “News24”.
(er.nu/BalkanWeb)