Beogradi: Fletëarresti Limajt, Kuci: Cënohen marrëdhëniet
PRISHTINE- Pohimet e zëvendësprokurorit serb për krime lufte, Bruno Vekaric, se deputeti Fatmir Limaj dhe ish-luftëtarët e UÇK-së do të arrestohen sapo të dalin jashtë Kosovës, për zëvendëskryeministrin e Kosovës, Hajredin Kuçi janë edhe një skandal tjetër i Qeverisë së Serbisë, të cilin, ajo po e shfrytëzon për fushatë elektorale.
Zëvendësi i prokurorit serb për krime lufte, Bruno Vekaric, ka deklaruar sot se Fatmir Limaj, do të arrestohet posa të dalë nga territori i Kosovës, sepse Serbia ka lëshuar një fletë arrest ndërkombëtar kundër tij.
Por zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hajredin Kuçi ka thënë se këto veprime të Qeverisë së Serbisë janë skandaloze, duke shtuar se kjo do të ndikojë negativisht në raportet Kosovë-Serbi, shkruan sot Kosovapress.
“Besoj që veprimet e tilla të Qeverisë së Serbisë janë skandaloze, jo vetëm në këtë rast, por edhe në raste tjera me personalitete dhe udhëheqës të shquar të luftës për çlirim dhe pavarësi ka bërë njëjtë. Por unë jam i bindur që Interpoli dhe menkanizmat e tjerë ndërkombëtar nuk do të jenë pre e këtyre motiveve politike të Serbisë përballë personaliteteve tona në veçanti ndaj rastit konkret të zotëri Limaj”, ka thënë zëvendëskryeministri Kuçi duke shtuar se është e qartë që Serbia po e shfrytëzon këtë për motive politike.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Krimet e luftës, Serbia: Do arrestojmë Limajn nëse del jashtë Kosovës