E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fule viziton Kosovën, javën tjetër Udhërrëfyesi për vizat

PRISHTINE - Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fule do të vizitojë Kosovën javën e ardhshme.

Sipas ministrit kosovar të Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj javën e ardhshme vendi do të marrë Udhërrëfyesin për liberalizim të vizave dhe konfirmimin për studimin e fizibilitetit.

Këtë lajm, sipas RTK-së, e konfirmoi ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, pas takimeve që pati në Bruksel me zyrtarë të lartë të Komisionit Evropian.

Beqaj dekalroi se ka marrë mbështetje të fuqishme për synimet e Qeverisë së Kosovës për integrimin e vendit në strukturat evropiane.

(er.nu/rtk/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›