Beogradi, "JO" kërkesës së BE për njohjen e Kosovës
Kryeministri i Serbisë Voisllav Koshtunica tha dje se Serbia nuk do të bëjë tregti me territorin e saj dhe jo vetëm në këto zgjedhje, por edhe në zgjedhjet që do të vijnë Kosova do të jetë pjesë integrale për Serbinë.
Në faqen zyrtare të qeverisë serbe bëhet e ditur se pasi komisioneri i zgjerimit i Bashkimit Europian, Olli Reihn ju pozicionua Serbisë me kërkesën për të zhvillluar marrëdhënie të mira fqinjësie me Kosovën por Koshtunica e ka kundështuar në mënyrë të menjëhershme duke deklaruar se detyra për të krijuar marrëdhënie tëmira për të do të thoshte se Serbia duhet të ndërtonte marrëdhënietë mirame një shtet të rremë shqiptarnë territorin e saj.
Koshtunica deklaroise Reihn nuk do ta kuptojë kurrë që Serbia nuk dota nënshkruajë një dokument të tillë asnjëherë dhe nuk e konsideron krijimin emarrëdhënieve të mirasi një detyrë evropiane të vendit të tij.
Ai deklaroi sekushdo që do të nënshkruajë një dokument të tillë për të përmbushur kërkesën e komisionerit Reihn mund ta bëjë këtëvetëm për veten e tij e jo për të përfaqësuar vullnetin e Serbisë .
Megjithatë në fund të deklaratës sëtij Koshtunica thotë se është mirë që ne morëm vesh qëndrimin e Bashkimit Evropian dhe ata mësuan qëndrimin tonë. Besnik Anxhaku