"Duhet që të dyja krahët t'i shërbejnë Demokracisë !"
Duke u nisur nga modelimi që i është bërë qënies njerëzore që ka dy duar (dy krahë), dy këmbë, dy sy, dy tru, mund të duket i drejtë modelimi me dy parti. Një model i tillë nuk përjashton atë që një parti e vogël të bëhet parti e madhe nëse ka këllqe, madje dhe qeverisëse. Këtu mund të përmendim Partinë e Beluskonit e cila sapo u krijua e fitoi pushtetin dhe i rezistoi sfidave duke e rimarrë pushtetin. Pluripartitizmi të jep përshtypjen e një qenie oktapodike, dhe jo të një qenie që modelon thënien: "Dy duar janë për një kokë!", ku koka dhe trupi janë demokracia. Në sistemin demokratik ku partitë nuk dallohen nga ideologjitë për nga programet dhe nga devotshmëria për të realizuar implementimin e programeve, programet nuk mund të realizohen nga minorenët, por nga komunitete të fuqishme e të bashkuara të cilat kanë forcë transformuese!