"Drejtësisë i takon të na rikthejë besimin tek e ardhmja"
Prokuroria bën shumë mirë që po i vë pikat mbi "i" për Gërdecin. U takon misioni i madh që të rikthejnë besimin e shqiptarëve tek Drejtësia, që në fakt është besimi tek e ardhmja. Shqiptarët e dinë shumë mirë që Mediu dhe Berisha kanë gënjyer për Gërdecin, kështu që çdo devijim nga kjo, hedh dyshime të rënda mbi drejtësinë dhe integritetin e saj. Por kërkesa për heqje imuniteti Mediut, rikthen shpresën.
Po Berisha, kur e ka radhën? Përsëris: Shqiptarët e dinë mirë që Mediu nuk ishte vetëm aty dhe se Berisha jo më kot e mbron dikë, që në rrethana të tjera do bënte namin.