E Diel, 1 Nëntor 2026

Beogradi: Nuk kontrabanduam armë për francezët

Qeveria serbe ka kërkuar një shpjegim nga qeveria franceze lidhur me raportimin e Televizionit francez “Francë 2” për kontrabandën e armëve nga Serbia në Francë.

Televizioni kombëtar francez “Francë 2”, pati transmetuar në mars një raport në lidhje me kontrabandën e armëve nga Serbia në Francë, lidhur me këtë pati reaguar edhe ambasada serbe në Paris.

“Ne do të kërkojmë një shpjegim nga francezët, do të kërkojmë që të sqarohet gënjeshtja në lidhje me raportin për kontrabandën e armëve nga vendi ynë”, ka thënë John Mërkiq, Ministri I punëve të Jashtme i Serbisë.

Sipas Ministrit Mërkiq, ky reportash ka qenë tendencioz, dhe se Serbia do të përdorë të gjitha mekanizmat efektiv, për të minimizuar dëmin e shkaktuar.

Sipas tij, e gjithë kjo histori është e quditshme dhe e dëmshme për Serbinë.

Gjegjësisht, televizioni “France2”, zbuloi se në Serbi bëhet tregëti e paligshme e armëve për në Francë.
“ Aleksandër M. i cili ka bashkëpunuar më parë me gazetarë francezë tha se ai nuk do ta kishte problem për të gjetur tregtarët e armëve, për të ndihmuar kushëririn e tij Nenad M. I cili ishte i njohur më parë për policinë. Kur atij iu tha se gazetarët francezë do të paguajnë 800 euro me qëllim që të përfshihen në raport, vëllau i tij kishte pranuar menjëherë”, kanë thënë burimet.

Sipas disa informacioneve, një gazetar serb ka paguar një trafikant të rremë për 800 euro, me qëllim për të zbuluar tregtarët e armëve./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›