Qeveria procedon në Kuvend për ratifikim marrëveshjen me Serbinë

Qeveria e Kosovës do t’i procedojë për ratifikim Kuvendit marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Bekim Çollaku, këshilltar i parë politik i kryeministrit të Kosovës.
Ai ka thënë se Kuvendit do t’i procedohet kërkesa për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje e cila përbëhet nga dy anekse, atë për marrëveshjen e 19 prillit dhe planin e zbatimit të datës 22 maj./Indeksonline/