Beogradi e dëshiron “njëfarë normalizimi” me Prishtinën

Serbia në vitin 2013 fillon bisedat për anëtarësim në BE, ka deklaruar nënkryetarja e Qeverisë serbe për integrimet evropiane Suzana Grubjeshiq dhe ka theksuar se kushti vendimtar për përparim në këtë rrugë është zgjidhja e çështjes së Kosovës, transmeton B92.
"Ky nuk është mendim imi, ky është mendim i të gjithëve që e përcjellin këtë proces. Dy binarët nuk ekzistojnë më. I vetmi dhe më i rëndësishmi kusht për të marrë datën e fillimit të negociatave për anëtarësim është përparimi në dialog me Prishtinën", ka thënë Grubjeshiq.
Ajo është e bindur se tashmë ka përparim që u shënua me takimin Daçiq- Thaçi.
Grubjeshiq konsideron se "Kosova ose BE " është dilemë e rrejshme, transmeton koha.
"Njohja e Kosovës nuk vjen në konsiderim, por ajo që duhet të bëhet, është vendosja e një lloj normalizimi me Prishtinën. Kjo jo vetëm që pritet e kërkohet, por është edhe në interesin tonë më të mirë", ka thënë Grubjeshiq./Indeksonline/