E Diel, 1 Nëntor 2026

Si i mbeti nofka “Kamishi” Bekim Haxhiut?

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, i cili njëherit është edhe nënkryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, tregon si i ka mbetur nofka “Kamishi”.

“Kjo nofkë më ka mbetur në luftë. Fillimisht më kanë thirrur me emrin Kastrioti. Ndërkohë, në një ndej në Dukagjin, disa bashkëluftëtarë ngatërruan emrin Kastrioti me një tjetër dhe Lahiu (Brahimaj) ju tha e ka nofkën Kamishi dhe ashtu mbeti, sepse në atë kohe kam pirë duhan me një kamish të gjyshit i gravuar në kohën kur ai ishte bashkëluftëtar i Shaban Polluzhës ”, tregon Haxhiu, për "Sport".

Sa i përket deputetëve, ai thotë se ka shumë prej tyre që nuk dëshirojnë të dëgjojnë për sportin.

“Ka deputetë që nuk iu bënë përshtypje sporti, madje nuk kanë fare njohuri për sportin. Mirëpo, jam unë për t’i kujtuar ata së bashku me anëtaren e Komiteti Ekzekutiv të FFK-së, Vjollca Krasniqin”.

I pyetur nëse në Kuvend ndonjëri prej deputetëve mund të mos e njeh olimpisten kosovare, Majlinda Kelmendin, Haxhiu dyshon se ka të tillë.

“Majlinda sot është një emër i njohur edhe për nënën time që nuk ka përcjell kurrë ndonjë aktivitet sportiv, por dyshoj se ka deputetë që nuk e njohin ende atë”, shprehet Haxhiu buzagaz./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›