Beogradi i ofron postin e këshilltarit ekononik ish-kreut të FMN Strauss-Kahn
BEOGRAD- Burime qeveritare serbe bënë të ditur sot se Beogradi do t'i ofronte një post ish-kreut të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn, një informacion i përgënjeshtruar nga një burim pranë ekonomistit, Strauss-Kahn.
"Folëm me të për sa i përket një posti, por asgjë nuk është ende e sigurt. Thjesht, kemi vendosur kontaktin e parë, por bëhet fjalë për shumë para", deklaroi burimi qeveritar, duke aluduar për shumën e kërkuar nga Strauss-Kahn për shërbimet në fjalë.
Sipas së përditshmes serbe "Danas", autoritetet i propozuan Strauss-Kahn një post këshilltari pranë qeverisë, që do të rishikohen javën e ardhshme.
Ky rishikim, pas një viti pune, do t'i lejojë qeverisë të përqendrohet në anëtarësimin në BE si dhe në rimëkëmbjen ekonomike të Serbisë.
Megjithatë, një burim pranë Strauss-Kahn përgënjeshtroi kontaktin e tij me autoritetet serbe.
(m.a/ata/BalkanWeb)