Gazsjellësi TAP, gjigandët energjitikë botërorë bashkohen me Shah Deniz
TIRANE - Gazsjellësi Trans Adriatik Pipeline (TAP) bëri sot të ditur se kompania BP, Sokar dhe Total, anëtare të konsorciumit ndërkombëtar për zhvillimin e fushës së Shah Deniz në Azerbajxhan kanë ushtruar sot të drejtën e tyre për t’iu bashkuar kësaj kompanie.
British Petroliuim dhe Socar kanë marrë secila 20 përqind të aksioneve, ndërsa kompania Total ka kërkuar 10 përqind të aksioneve. Përpos kësaj, operatori i rëndësishëm i transportit të gazit në Europë “Fluxys”, ka vendosur t’i bashkohet TAP-it duke marrë 16 përqind të aksioneve në këtë projekt madhështor që do të kalojë nga Shqipëria.
Ndërkohë aksionerët e TAP, Axpo nga Zvicra, Statoil nga Norvegjia dhe E.ON nga Gjermania vazhdojnë të japin mbështetjen e tyre për këtë projekt. Aksionerët e TAP tashmë përbëhen nga BP me 20 përqind të aksioneve, SOCAR me 20 përqind të aksioneve, Statoil me 20 përqind të aksioneve, Fluxys me 16 përqind të aksioneve, Total me 10 përqind të aksioneve, E.ON me 9 përqind të aksioneve dhe AXPO me 5 përqind të aksioneve.
Kjetil Tungland, drejtor i menaxhimit për TAP bëri të ditur se aksionerët e rinj të gazsjellësit TAP do të zgjerojnë në mënyrë domethënëse pozicionin strategjik, duke u shndërruar në një hallkë integrale mes bizneseve.
(news24/BalkanWeb)