E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra në Vlorë, arrestohenedhe dy pronarët e plazhit

Të tjera rreth shkrimit VIDEO/Arrestimi i tyre për moskallëzim krimi Vrasja e 3 pushuesve, arrestohet autori 18-vjeçar Policia e Vlorës merr masa për të garantuar rendin dhe sigurinë VIDEO/ Tre pushuesit, viktima të rastësishme VIDEO/ Banorët: Familja e Serdit, një prej më të mirave në qytet FOTO/ Pamje nga vendi ku ndodhi krimi dhe viktimat Krimi frikëson pushuesit në Vlorë, Bedini:S’duhet të ndikojë në turizëm /VIDEO Policia vendos shpërblim për atë që do tregojë vrasësin Deklarata e Policisë për arrestimin e autorit dhe dy pronarëve të plazhit VLORE - Policia e Vlorës ka arrestuar sot edhe 2 persona të tjerë për moskallëzim krimi, lidhur me vrasjen e tre pushuesve të pafajshëm në plazhin e kalasë në Vlorë në 28 korrik.
 
Ata janë dy pronarët e resortit turistik ku ndodhi ngjarja, Sajmir Qamo - 25 vjeç dhe Servet Qamo - 54 vjeç. Kështu, shkon në tre numri i personave të arrestuar për ngjarjen e së dielës, ku me një breshëri kallashnikovi u qëllua mbi pushuesit dhe gjetën vdekjen tri prej tyre:
 
17 vjeçari Serdi Bajlozi nga Prrenjasi, 34-vjeçari Sokol Isufaj  nga Fieri dhe 54-vjeçarja Diana Ademi nga Vlora
 
Policia arrestoi një ditë më parë për vrasjen,18-vjeçarin Leo Osmëni mbi bazën e provave të pakundërshtueshme dhe është duke hetuar edhe për bashkëpunëtorë të tij.
 
Osmëni, pasi ka hapur zjarr nga shkallët e resortit, është larguar me shpejtësi me automjetin e tij nga vendi i krimit.
 
Plumbat e tij kanë goditur Isufajn, ndërsa ata rikoshet edhe Bajlozin që ndodhej në det, edhe Ademin që flinte në shezlongun pranë shkallëve.
 
Sipas policisë, shënjestra e autorit nuk kanë qënë tre viktimat, por disa të rinj fierakë që ishin në plazh, pasi ishin konfliktuar për motive banale me autorin që ka dashur të hakmerrej kundër tyre. Mësohet se ai ishte person me precedentë penalë të mëparshëm.  Deklarata e Policisë për arrestimin e autorit dhe dy pronarëve të plazhit

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›