Në vjeshtë publikohen duetet e Michael Jackson me Freddy Mercury
SHBA - Gjatë kësaj vjeshte pritet të publikohen duetet e shumëpritura të mbretit të Popit, Michael Jackson dhe liderit të “Queen”, Freddy Mercury.
Tre duetet janë regjistruar në studion e Jackson gjatë periudhës mes albumit Thriller dhe Bad. Tre dekada më vonë tre duetet e regjistruara në Kaliforni pritet të publikohen për të gjithë adhuruesit e dy prej yjeve më të mëdhenj të muzikës botërore.
Për publikimin e dueteve është kujdesur kitaristi i grupit “Queen”, Brian May. Ai e përshkruan projektin si shumë emocionues dhe plot sfida. Mercury vdiq në vitin 1991 nga Hiv-Aids, ndërsa Jackson në vitin 2009.
(er.nu/BalkanWeb)