Beogradi me “qëndrime të ndryshme” ndaj Kosovës

(E plotësuar) Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Serbisë, Borisllav Stefanoviq, ka thënë se autoritetet shtetërore të këtij vendi kanë qëndrime të ndryshme sa i përket platformës për Kosovën.
Ai u ka thënë gazetarëve se do të ishte rrezik po qe se Beogradi ndërpret dialogun me Prishtinën, sepse në atë mënyrë “nuk do të zgjidheshin problemet konkrete” dhe “do të bllokohej rruga e Serbisë drejt integrimit evropian”.
Është thënë se presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, përmes platformës që ka hartuar, ka kërkuar ndërprerjen e bisedimeve me Kosovën.
Një gjë e tillë është kundërshtuar nga kryeministri Ivica Daçiq, i cili është bartës i dialogut me homologun kosovar, Hashim Thaçi.
“Mendoj se një gjë e tillë është joserioze dhe tregon se kjo qeveri ka dy-tri politika të ndryshme ndaj Kosovës dhe rrjedhimisht ndaj integrimeve evropiane. Është e rrezikshme që presidenti të flasë ndryshe, kurse kryeministri ndryshe”, ka thënë Stefanoviq, transmeton Rel.
Presidenti Nikolliq ka thënë të martën se po punon në hartimin e një rezolute për Kosovën, të cilën duhet ta miratojë Kuvendi i Serbisë dhe e cila duhet ta përcaktojë kornizën e negociatave me Prishtinën./Indeksonline/
....
Kryetari i komisionit parlamentar serb për Kosovën, Milovan Drecun ka deklaruar sot se Serbia duhet ta pranoi Ramush Haradinajn si negociator të ri me Beogradin, sepse dialogu nuk guxon të ndërpriten.
“Nuk mund të ngecim në procesin e dialogut i cili është vlerësuar lartë në bashkësinë ndërkombëtare, ku kemi edhe përkrahjen e Moskës në lidhje me platformën. Nuk mundemi tani t’i ndërpresim negociatat për shkak se Haradinaj sipas të gjitha gjasave do të bëhet kryeministër”, ka thënë Drecun për mediet në Serbi.
Ai ka shtuar se situatë e ngjashme ishte edhe me Hashim Thaccin, i cili ishte dëm koleteral në përpjekjet e Serbisë për tu nisur nga pika zero dhe mbase ky është momenti kyç për ruajtjen e Kosovës.
"Është jomorale që Haradinaj, ndonëse është liruar nga Tribunali i Hagës, të jetë kryeministër dhe negociator, mirëpo ne nuk mund të zgjedhim. Ai tani është njeri i lirë, i liruar nga të gjitha akuzat për krime, ndërsa partia e tij ka fituar besimin e një numri të caktuar të shqiptarëve. Haradinaj ka legjitimitetin e nevojshëm”, ka vlerësuar Drecun./Indeksonline/