E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveri pa moral

Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se sistemi i gjykatave vazhdon të jetë i dëmtuar dhe me ndërhyrje politike, si në emërime ashtu edhe në punë. Kështu vlerësuan zyrtarë të LDK-së në një konferencë për media ku është folur për sundimin e ligjit dhe sistemin e drejtësisë.

Kjo qeveri nuk ka moral politik dhe njerëzor prandaj i duhet ndëshkimi qytetar dhe pastaj ndëshkimi ligjor. Kështu vlerësoi Arben Gashi nga LDK-ja në konferencën e fundvitit për punën e gjyqësorit në vend.

Ai tha se gjatë këtij viti, në Kosovë ka pasur probleme me sundimin e ligjit dhe vendi është përballur me afera të shumta në fushën e drejtësisë, raporton RTK. 

LDK vlerëson se në qeverisjen Thaçi ka dështime në të gjitha dikasteret por në veçanti në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

LDK i përmendi si dështime ”intervenimin në veri të vendit pa planifikim, ndërhyrjen politike të dhunshme në protestues, shtet-rrethimin e kuvendit të Kosovës, keqpërdorimin në tenderin e pasaportave” etj. Gashi tha se duhet menjëherë të merrën masa në nxjerrjen e shtetit nga kthetrat e krimit të organizuar./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›