Beogradi me propozime për përfaqësimin e Kosovës

Stefanoviq dhe Cooper kanë biseduar sot, siç thuhet në një komonikatë të qeverisë së Serbisë, rreth çështjes së përfaqësimit rajonal të Kosovës dhe rreth zbatimit të marrëveshjeve të arritura në dialogun Beograd-Prishtinë.
Në komunikatë nuk përmenden detale të propozimeve të Stefanoviqit gjatë këtij takimi.
Sipas saj, është vlerësuar se zbatimi i marrëveshjeve të arritura vazhdon me tampo të mirë dhe se është e domosdoshme që palët të ofrojnë angazhime shtesë në mënyrë që marrëveshjet e arritura të zbatohen në tërësi.
Zyrtarët evropian kanë thënë, ditë më parë, se vazhdimi i dialogut me Prishtinën dhe zgjidhja për përfaqësimin rajonal të Kosovës janë shumë të rëndësishëm për vazhdim të integrimit evropian të Beogradit.
Stefanoviq, para takimit të sotëm më Cooperin, ka thënë se ndaj Serbisë ende vazhdojnë presione indirekte që për përfaqësimin e Prishtinës të hiqet dorë nga rezoluta 1244, e që, për Beogradin, është e papranueshme.
Ndërmjetësi i BE-së, Robert Cooper, nesër arrin për vizitë edhe në Prishtinë, ku gjithashtu pritet të ketë takime më zyrtarë të lartë të qeverisë.