Zhbogar edhe zyrtarisht përfaqësues special i BE-së në Kosovë

Komisioni Evropian, ka emëruar të marten, ish-ministrin e punëve të jashtme të Sllovenisë, Samuel Zhbogarin për Përfaqësues Special të BE në Kosovë.
Zhbogar do t’i ketë dy funksione: atë të shefit të Zyrës së BE-së dhe funksionin për të cilin është emëruar sot, si përfaqësues special i BE-së në Kosovë.
Me rastin e emërimit të tij, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton, ka thënë se pret bashkëpunim të ngushtë me Zhogarin, i cili, sipas saj, ka njohuri të mëdha për rajonin dhe përvojë të gjatë diplomatike.
Zhbogar do të marrë detyrën më 1 shkurt 2012, ndërsa mandati i tij do të vazhdojë deri më 30 qershor të vitit 2013.