E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu dëshmon në Rastin Bllaca

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu mund të jetë dëshmitar i një prej proceseve të cilat i ka hapur në Prokurorinë Speciale dëshmitari i mbrojtur Nazim Bllaca.

“Bota Sot”, e thirrur në burime të saj, ka bërë të ditur se një intervistë e ish-presidentit Sejdiu e dhënë një të përditshme kosovare mund të shërbejë si provë materiale nga prokurori Mauricio Salustro për një proces tjetër gjyqësor që pritet të ngritët së shpejti nga Prokuroria Speciale e Kosovës përkatësisht nga prokurori Mauricio Salustro.

Gjithçka ka nisur një vit më parë kur një kabllogram i “Wikileaks” zbuloi se kryeministri Hashim Thaçi pas daljes publike të Nazim Bllacës kishte kërkuar nga presidenti Fatmir Sejdiu që të dalë me nj deklaratë për t’i mohuar krimet për të cilat kishte deklaruar Nazim Bllaca.

Fatmir Sejdiu, një vit pas dorëheqjes së tij nga posti i presidentit e kishte pranuar këtë fakt.

“Po, është çelë kjo temë. Unë kam qenë parimor dhe kam dashur gjithmonë që çështja e pushteteve të ndara të respektohet dhe të mos ketë ndërhyrje nga politika”, ka deklaruar në këtë intervistë Fatmir Sejdiu.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›