E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beogradi nis diskutimin e platformës për Kosovën

(E plotësuar)  Takimi i krerëve të Serbisë lidhur me platformën për Kosovën, si dhe mospajtimet e koalicionit në pushtet lidhur me punën e drejtorëve të ndërmarrjeve publike janë dy tema të nxehta që sonte kanë filluar të diskutohen. Si transmeton B92, në këtë takim marrin pjesë presidenti Nikoliq, kryeministri Daçiq, nënkryeministri Vuçiq dhe kryeparlamentari serb Stefanoviq.

Pos tyre, në këtë takim janë ftuar edhe disa ministra të qeverisë serbe, si dhe shefi i zyrës për Kosovën, Vullin dhe këshilltari i presidentit për politikën e jashtme, Gjuriq.

Nga ky takim me siguri që nuk do të ketë prononcime sa i përket platformës për Kosovën, pasi ajo po ruhet në fshehtësi. Para fillimit të takimit, sekretari i Qeverisë, Velko Odalloviq tha se nuk pret kushedi çka nga ky takim dhe që me siguri nuk do të ketë prononcime.

Sipas mediumeve serbe, platforma do të duhej të prezantohet në gjysmën e dytë të javës së ardhshme, kurse citohet edhe deklarata e nënkryetarit të qeverisë, Vuçiq, se platforma është “realiste”.

...
 

Autoritetet e larta të Serbisë do të diskutojnë sonte për tekstin e platformës për Kosovën, raportojnë mediat serbe.

Kryeministri Ivica Daçiq ka thënë se dokumenti duhet të diskutohet edhe një herë nga lidershipi i vendit, para se të dalë para shefave të grupeve parlamentare.transmeton rel.

Mediat në Beograd citojnë burimet nga Presidenca serbe të kenë thënë se platforma është gati dhe se do t’iu prezantohet shefave të grupeve parlamentare në pjesën e dytë të javës që vjen dhe jo nesër, siç është paralajmëruar më herët.

Është thënë se platforma do të sqarojë qasjen e mëtejshme të Beogradit në bisedimet me Prishtinën.

Dy palët tashmë kanë nisur bisedime të nivelit të lartë, me takimin e kryeministrave, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, tre herë në Bruksel.

Bisedimet, nën praninë edhe të shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, thuhet se kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi./Indeksonline.
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›