E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beogradi paraqet kërkesën për hetimin e 17 shqiptarëve

Beograd-Prokuroria e Serbisë për krime të luftës ka paraqitur sot kërkesën për zhvillimin e hetimeve kundër 17 ish-pjesëtarëve të ish UÇK-së, të akuzuar për krime në Gjilan në vitin 1999. Sikurse bëjnë të ditur mediat e Beogradit, disa prej shqiptarëve të arrestuar nga policia kanë dëshmuar përpara trupit gjykues, ndërsa një pjesë tjetër kanë zgjedhur hedhjen si protestë ndaj arrestimit të tyre. Prej 17 shqiptarëve të akuzuar nga Serbia, janë arrestuar 10 vetë, ndërsa 7 të tjerë ndodhen në arrati. rel

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›