AAK-ja: Serbia të lirojë 10 të arrestuarit
Prishtinë -Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me anë të një komunikate për mediat, se përcjellë indinjatën e saj të thellë për ndërhyrjen dhe arrestimin e 10 shqiptarëve, ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo parti i cilëson së ndërhyrje jo të rastësishme të qeverisë së Serbisë, “e cila edhe një herë tregoi se në Serbi asgjë nuk ka ndryshuar deri më tani dhe se ajo me këtë akt brutal kujtoi veprimet e tipit të së kaluarës kundër shqiptarëve”.
AAK kërkon nga Qeveria e Beogradit që sa më parë t’i lirojë dhjetë shqiptarët e arrestuar dhe ta ndërpresë presionin e dhunën kundër shqiptarëve në Luginë të Preshevës, duke vlerësuar se veprime të tilla janë drejtpërdrejt në funksion të destabilizimit dhe në dëm të angazhimeve për qetësi e stabilitet në këtë pjesë të rajonit.
AAK e çmon rolin e udhëheqësve shqiptarë në Luginë të Preshevës dhe përcjellë gatishmërinë për mbështetje dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me spektrin politik të Luginës, në mbrojtje të të drejtave dhe dinjitet qytetar e kombëtar të shqiptarëve atje. telegrafi