Arrestimi i 10 shqiptarëve, protesta në Preshevë
Preshevë -Qindra shqiptarë në Luginën e Preshevës kanë protestuar sot kundër arrestimit të 10 shqiptarëve, të akuzuar për krime të luftës të kryera në Gjilan në vitin 1999. Protesta u organizua nga partitë politike të Luginës dhe Organizata e veteranëve të ish-UÇPMB-së.Pjesëmarrësit në protestë kaluan pa incidente nëpër qytet, me mbishkrime "Luftëtarët e UÇK-së nuk e kanë vendin në burg". "Liri në hapësirat tona", "Problemi në Luginën e Preshevës duhet të zgjidhet", "NATO-ja në Luginën e Preshevës", e të tjera.
Foto: Driton Salihu
Foto: Driton Salihu