Beogradi percan serbet e Kosoves paqartesi per pjesemarrjen
Pavaresisht nga komunikata zyrtare e qeverise se Serbise se nuk jane pjekur kushtet per pjesemarrjen e serbeve ne zgjedhjet parlamentare te Kosoves qe jane parashikuar te mbahen me 12 dhjetor shume serbe ne jug te lumit te Ibrit qe edhe me pare kishin thene se do te merrnin pjese ne zgjedhjet e lartpermendura vene ne dukje se vazhdojne ti permbahen ketij qendrimi pra do te dalin dhe do te marrin pjese ne zgjedhje. Beogradi nuk e ndalon pjesemarrjen e serbeve ne zgjedhjet e Kosoves konsideron presidenti i SPO-se Levizja Serbe e Riperteritjes per Kosoven Rangjel Nojkic ne nje prononcim te tij te djeshem ne Dojce Vele seksioni serbisht duke theksuar se perkundrazi ai e la plotesisht te hapur hapesiren per ndergjegjen e serbeve dhe per nevojen e domosdoshme qe ata ta marrin vete vendimin per nje akt te tille madhor i cili eshte shume shume i rendesishem ne kete moment per serbet e Kosoves. Sigurisht qe zgjedhesit ne pergjithesi do te jene konfuze por u takon lidereve politike te hapesirave te Kosoves e te Metohise qe tu shpjegojne atyre nevojen e pjesemarrjes ne zgjedhje dhe ne kete menyre ti japin fund dilemes qe mund te kene ende disa serbe theksoi ai. Perfaqesuesja e larte e serbeve te Kosoves drejtorja e Shtepise se Shendetit te Gracanices Rada Trajkovic nga ana e saj vuri ne dukje se vendimi i saj per pjesemarrjen ne zgjedhjet e Kosoves nuk varet nga qendrimi i Beogradit. Kemi hartuar nje liste prej 110 perfaqesuesish serbe midis te cileve ka mjaft intelektuale te pavarur te percaktuar te papercaktuar etj. Jemi plotesisht te hapur qe te punojme per ate qe ne perspektive kjo liste te shnderrohet ne dicka qe do te merrte formen e njelloj institucioni te rendesishem qe do te mblidhte e do te gruponte serbet dhe te tjeret tha znj. Trajkovic. Kryetari i komunes se re serbe se Parteshit Nenad Cvetkovic nga ana e tij i deklaroi dje agjencise serbe te lajmeve FoNet se vendimi i qeverise serbe se nuk ishin pjekur kushtet qe ajo tu bente thirrje serbeve te Kosoves qe ata te merrnin pjese ne zgjedhjet parlamentare atje eshte hipokrit. Qeveria ndersa publikisht njoftoi se nuk do tu bente thirrje serbeve qe te merrnin pjese ne zgjedhje fshehurazi ka hartuar nje te ashtuquajtur liste serbe ne te cilen jane perfshire perfaqesues te partive ne pushtet si edhe te atyre te opozites dhe te cilen ia kane dorezuar Komisionit Zgjedhor Qendror ne Prishtine. Ai e akuzoi pushtetin ne Beograd se i ka percare serbet ne Kosove ne ata qe jetojne ne jug te Ibrit dhe ne ata qe jetojne ne veri te tij. Qendrimi zyrtar qe mbajti Beogradi u shkoi per shtat vetem serbeve qe jetojne ne veri te Kosoves sepse ata nuk jane ne situaten ne te cilen ndodhet shumica e serbeve qe jetojne ne jug te Ibrit. Beogradi e tregoi qarte se ate nuk e interesojne aspak as problemet tona dhe as se si jetojme ne ketu theksoi Cvetkovici.