Beogradi po remilitarizon Luginën e Preshevës
Riza Halimi, kryetari i Partisë për Veprim Demokratik njëkohësisht edhe deputet republikan, thekson se ndërtimi i kësaj baze ushtarake për të gjitha forcat politike në Luginë të Preshevës është i papranueshëm.
“Për ne ka qenë e pa pranueshme jo vetëm si një segment i militarizimit që nuk përkon me kohën por edhe si një kërcënim, thjeshtë si një qasje e gabuar e strukturave qeveritare që këtë rajon, tanë kohën e shohin si të destabilizuar duke e mbajtur peng të interesave të tyre”, theksoi Halimi.
Ndërkaq, edhe kryetari i komunës së Preshevës njëkohësisht edhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa u shpreh se kjo bazë ushtarake është bërë pa pëlqimin e politikës shqiptare.
Sipas tij, problemet duhet të zgjidhen me anë të bisedimeve duke shfrytëzuar edhe ndihmën e faktorit ndërkombëtar edhe jo me anë të dhunës dhe formave të tjera jo paqësore.
Mustafa thotë se 10 milion eurot e harxhuara për këtë bazë ushtarake po të përdoreshin për ndërtimin e infrastrukturës do të ndihmonin zhvillimin ekonomik të këtij rajoni dhe komunave shqiptare të cilat janë më të pa zhvilluarat në Serbi.
Kryetari i Kuvendit të komunës së Preshevës, Skënder Destani tha se Serbia duhet të punojë për tu bërë pjesë e familjes evropiane e jo të merret me ndërtimin e bazave ushtarake të panevojshme për kohën.
“Marrëveshja e Konculit është e qartë, pra demilitarizimi i rajonit të Luginës së Preshevës. Të gjitha partitë politike shqiptare në luginë janë kundër formimit të bazave ushtarake dhe kundër remilitarizimit të rajonit. Serbia nuk duhet të formoj baza ushtarake por duhet të punoj për integrimet evropiane atje ku synojnë të gjithë qytetarët e saj”, theksoi Destani.
Edhe Shaip Kamberi kryetari i komunës së Bujanocit ka reaguar duke theksuar se baza ushtarake në Cepotin do të ketë reflektime negative për gjithë rajonin.
Kjo bazë ka sipërfaqen prej 35 hektarësh ku janë ndërtuar 30 objekte që mund të vendosen rreth 1.000 ushtarë profesionist. Ndërtimi i saj ka filluar prej vitit 2003 dhe konsiderohet se është baza më moderne ushtarake në rajon. Rreth ndërtimit të kësaj baze ushtarake në mes të komunave të banuar me shumicë shqiptare një zërit është kundërshtuar edhe nga udhëheqësit politik por edhe ata edhe nga banorët e këtij rajoni. (Hasan Hasani /INA)