E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thirrë-Kalimash/ Aksident, 2 të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë sot nga një askident automobilistik.
Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin rrugor Thirrë-Kalimash, pjesë e segmentit rrugor Tiranë-Kukës, pikërisht në fshatin Sang.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasit Ismet dhe Hajrie Muçamataj me origjinë nga Hasi. Ngjarja ndodhi pasi makina që po udhëtonin nga dalë nga rruga duke u përplasur. Policia tha se shkak i aksidentit ishin bërë ngricat në rrugë.

Nga informacionet e fundit, dy të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin rajonal të Kukësit. Në Kukës po dërgohet një helikopter për t'i transportuar të plagosurit për në Spitalin Ushtarak të Tiranës, për trajtim më të specializuar.

Mësohet gjithashtu se të plagosurit ishin të afërm të Arben Muçmatës, i cili vdiq dje tek Ura e Kolshit, pasi i ra një pjesë e vinçit, duke ndërtuar një urë. Të plagosurit ishin nisur për në ceremoninë mortore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›