E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë shqyrton Buxhetin 2010

TIRANE- Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave po shqyrton nen për nen Buxhetin 2010, për t’i hapur rrugë miratimit të tij në tërësi nga parlamenti në seancën plenare të ditës së enjte.
Gjatë mbledhjes së sotme të komisionit është diskutuar për projektet e infrastrukturës rrugore, të cilat janë parashikuar të realizohen vitin e ardhshëm.

Drejtuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve kanë deklaruar se ka vonesa në projektet me financim të huaj, për shkak të problemeve me shpronësimet.

Në Buxhetin 2010, infrastruktura mbetet një sektor prioritar, me një total invetsimesh prej 9 për qind e Produktit të Brendshëm Bruto. Projektet kryesore të parashikuara janë rruga e Arbrit, rruga Elbasan-Tiranë, boshti i jugut etj.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›