Gjakovë, sulm me armë ndaj godinës së Kuvendit Komunal
GJAKOVE- Persona të armatosur kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të ndërtesës së Kuvendit Komunal të Gjakovës.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, ndërsa policia bën të ditur se si rezultat i sulmit nuk ka patur të lënduar por vetëm dëmtime të godinës.
Mësohet se në vendngjarje janë gjetur 15 gëzhoja të kalibrit 7.62mm.
Policia ka nisur hetimet për gjetjen e autorëve dhe për zbardhjen e shkaqeve të sulmit të cilësuar si “sulm i rrezikut maksimal”.
Ende nuk ka reagime nga përfaqësuesit institucionalë e politikë në Gjakovë. Ngjarja ndodh kur një situatë kaotike politike ka përfshirë qeverinë e Kosovës, pas zgjedhjeve lokale të 10 ditëve më parë. Në Gjakovë fitoi zgjedhjet lokale të 15 nëntorit, Aleanca per Ardhmërinë e Kosovës, parti e Ramush Haradinajt.
Nuk thuhet ende nëse ngjarja ka motive politike, por para zgjedhjeve pati disa incidente mes partisë AAK dhe PDK. Gjithsesi deri tani nuk ka asnjë të dhënë për autorët e këtyre sulmeve.
(e.n/BalkanWeb)