Beogradi s’e do Ivanoviqin përfaqësues në Prishtinë

Edhe pse në medie spekulohet se kandarit i vetëm i Qeverisë së Serbisë për oficer për lidhje në Kosovë është ish - sekretari shtetëror i Serbisë për Kosovën Olive Ivanoviq, “Danas” e përgënjeshtron sot këtë.
Kjo gazetë, duke u thirrur në qarqe të afërta me kreun shtetëror serb, thotë se emërimi i tij është i pasigurt pas që këtë post mund ta fitojë një kuadër nga SPS – parti e Ivica Daçiqit, transmeton koha.
Oficeri për lidhje i Kosovës në Beograd duhet të jetë ambasadori aktual i Kosovës në Suedi dhe këtë post ai duhet ta marrë në fillim të marsit, shkruan kjo gazetë./Indeksonline/