Rusi, 207 të vdekur nga dimri i acartë

Dimri i acartë i ka marrë jetën 207 personave, 18 prej të cilëve në 24 orët e fundit.
Dyshohet se numri i të vdekurve mund të jetë më i madh, pasi kjo shifër nuk është zyrtare. Rajonet më të goditura janë ato të Tiunmenit me 41 viktima dhe Çeliabiskut me 37 viktima, zona ku temperaturat kanë zbritur deri në -40 gradë celcius.
Në Altai, Siberi, janë regjistruar edhe 24 viktima të tjera. Megjithatë, temperaturat polare nuk kanë krijuar probleme të mëdha në sistemin e transportit.
Temperaturat e ulta, aktualisht kanë përfshirë të gjithë Europën Lindore, me Poloninë që numëron mbi 100 viktima dhe dhjetëra të vdekur në Ukrainë, Bullgari apo Bjellorusi./Indeksonline/