Berisha: Rama do presë 36 vjet për pushtetin

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha deklaroi se propozimi i Ramës për të vendosur taksën progresive është kërcënim i madh dhe shtoi se shpresonte që e gjitha kjo të ishte një “dordolec sa për të trembur”.
“Kjo taksë përbën kërcënim serioz dhe të madh. Uroj që mos ta përdorë si shpifa, si dordolec”, tha ia.
Por pavarësisht se e konsideroi kërcënim për ekonominë këtë taksë, Berisha tha nga ana tjetër se sa për ardhjen në pushtet kreu i PS-së duhet të presë gjatë. Ai foli për “36 vjet” duke e lidhur me personazhin e Giovanni Drogo-s në veprën
“Shkretëtira e Tartarëve” të autorit të mirënjohur italian Dino Buzzati.
“Sa i përket pushtetit, ia thashë edhe nën takimin tjetër ky është si sinior Drogo i Dino Buzzat-it, që mbeti 36 vjet në pritje.
Atë e ka firmos vetë. 36 vjet, po po, kaq dhe kur u nis për t’u kthyer në shtëpi nuk u kthyer dot”, tha Berisha., transmeton shekulli online.
Kryeministri sulmoi më tej programin elektoral të PS-së duke thënë se është hartuar nga ish-Ministri i Financave, Anastas Angjeli.
“Mamuthi i korrupsionit Kaçi Angjeli, ai është autori i rikthimit. U garantoj se ai është autori i rikthimi të doktrinave të ndryshkura por një përgjigje edhe ai e mori në “Darkën e dëlirë”, por kjo nuk mund të jetë objekt në këtë mbledhje”, u shpreh Berisha para anëtarëve të kabinetit qeveritar./Indeksonline/