E Diel, 1 Nëntor 2026

Beogradi ta kuptojë, se nuk ka hyrje në BE pa njohjen e Kosovës

Veriu është problemi kryesor mes Kosovës dhe Serbisë dhe si i tillë nuk ka zgjidhje tjetër pos dialogut për të. Profesori amerikan, Daniel Serwer, që është një nga njohësit më të mirë të zhvillimeve në rajonin e Ballkanit, ka thënë në një bisedë për “Kohën Ditore” se nuk ka zgjidhje tjetër për veriun pos dialogut të nisur nga të dy kryeministrat, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.

“Veriu është problemi i vërtetë. Nuk ka zgjidhje të veriut nëpërmjet forcës. Veriu është çështje që duhet diskutuar në këtë dialog”, ka thënë Serwer, siç transmeton RTK.

Profesori i studimeve ndërkombëtare në Universitetin John Hopkins ka shpjeguar edhe modelin më të ngjashëm në rajon, që sipas tij duhet ndjekur në dialogun për veriun.

Modelin e ka propozuar që të merret në Bosnje e Hercegovinë, por jo procesi që ka ndodhur me Republikën Serbe në këtë Federatë.

Serwer ka thënë që procesi që ka ndodhur me kroatët në territorin që njihet edhe si Herceg-Bosna duhet të shërbejë si model për atë që do të ndodhë në veri.

Kurse në një intervistë për gazetën “Blic” të Beogradit, Serwer ka theksuar se ndarja e Kosovës destabilzion edhe Serbinë edhe Kosovën. “Sa më parë që të marrë këtë drejtim, edhe jeta do të jetë më e lehtë”, ka deklaruar ai.

Beogradi, sipas tij, duhet ta kuptojë se nuk ka hyrje në BE pa njohjen dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›