SHBA mbështet me forcë tërësinë territoriale të Kosovës

“Vizita e Sekretares Clinton dhe zonjës Ashton në Prishtinë vë në pah unitetin e qëndrimit mes Shteteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian ndërsa ato u bëjnë thirrje të dyja vendeve të zbatojnë marrëveshjet e arritura dhe të marrin hapa konkrete për të tejkaluar bllokimin që ka të bëjë me Veriun e Kosovës”, ka deklaruar ai, siç transmeton QIK.
Gordon ka theksuar se Shtetet e Bashkuara mbështesin me forcë sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kosovës.
“As ne, as Bashkimi Evropian nuk presim që Serbia ta njohë Kosovën për momentin, por Serbisë do t’i duhet të normalizojë marrëdhëniet me një Kosovë demokratike, sovrane, të pavarur dhe shumëetnike brenda kufijve aktualë. Ndarja nuk është alternativë”, ka thënë ai.
Ai ka theksuar se Beogradi duhet të heqë strukturat paralele në veri, por se Kosova duhet të vazhdojë të punojë në drejtim të përparimit dhe demokracisë dhe të ndërtojë shoqëri shumetnike, me mbrojtjen e të drejtave të pakicave. Sipas tij, Kosova duhet të vazhdojë reformat.