E Diel, 1 Nëntor 2026

Beqaj: “Cana më ndërmjetësoi te Marseja”

Shkup- Pas përfundimit të ndeshjes me Vardarin e Shkupit në përballjen kualifikuese të Kupës UEFA, Arian Beqaj, portieri i kombëtares shqiptare dhe qiprioteve te Anarthosis ritheksoi për gazetën shqiptare në Maqedoni, “Lajm”, mundësinë e kalimit të tij në skuadrën franceze të Olimpik Marsejës. “Marseja është e interesuar për mua. Lorik Cana është duke ndërmjetësuar në këtë drejtim. Ata (Olimpiku) më kanë parë në takimet kualifikuese të kombëtares dhe në fund të javës priten të bisedojnë me klubin tim. Ndërkohë do të shkojë në testime te skuadra e Marsejës, ku do të qëndrojë një javë. Të shpresoj se gjithcka do të rrjedh ashtu si duhet dhe të bëhem pjesë e tyre. Për mua do të ishte një sukses i madh në karrierën time prej futbollisti”, tha Beqaj. Nëse ndodh që Beqaj të firmos për francezët e Marsejës, atëherë ai do të bëhej shqiptari i dytë pas Canës, që do të luaj për ish-kampionët e Evropës.
Reshat Ibrahimi, Gazeta Lajm

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›