![]()
Ne kushte te papershtatshme per loje ne Koprivnice respektivisht nen temperature
52 grade celzius u luajt ndeshja e pare e vlefshme per kupen UEFA ne mes Slaven Belupo nga Koprivnica dhe Teuta Durres. Edhe pse durrsaket te paret erdhen ne avantazh kete nuk munden te ruanin deri ne fund te takimit e ku me shume ndikoi ndeshkimi me dy kartona te verdhe dhe automatikisht te kuqin per Kapajn ne pjesen e pare te ndeshjes.
Pas ndeshjes trajneri i Slaven Belupo Krunoslav Jurcic deklaroi: Pike se pari bej apel mirepo nuk di ne c'fare adrese...pasi sot kemi demtuar shendetin e lojtareve nen kete temperature tropikale ( 52 grade C ). Kurse per rezultatin e ndeshjes Jurcic thote qe nuk ben pjese ne ate grup te trajnereve qe jane te kenaqur me rez. 6-2, me shume do isha i kenaqur me 2-0. Fitoren tone e beri me te lehte perjashtimi i Kapajt pasi ne nuk kishim shume informacione per Teuten para ndeshjes dhe te jem i sinqerte tani kam me shume respekt per Teuten dhe duhet te kemi parasysh se klubet shqiptare larguan klubet kroate nga kompetiticionet nderkombetare dhe aspak nuk do te shkojme te cliruar perkundrazi do te marim seriozisht dhe kete do t'ua percjelli lojtareve. Asgje nuk eshte vendosur akoma - deklaron Jurcic.
Trajneri i Teutes Hysen Dedja pas ndeshjes deklaron: Zakonisht perparsi ka ekipi i cili shenon i pari mirepo ne rezultatin e sotem me shume ndikoi perjashtimi i lojtarit tone ne fillim te ndeshjes. Mirepo qysh sot planifikoj qe me ekipin tim te kalojme turin e pare edhe pse eshte shume veshtire.
SLAVEN BELUPO: Ivesa 6, Poldrugac 6, Radeljic 6, Kristic 6, Bozac 6, Posavec 6,5 (nga 61. Poljak 6), Sopić 7,5, Caval 6,5, Sehić 7,5 (nga 75. Bosnjak 7), Kresinger 6 (nga 46. Juric 7), Vručina 7,5
TEUTA: Kapllani 5, Vrapi 5, Pashai 5 (nga 50. Brasha 6,5), Kapaj 5, Hodo 6 (nga 86. Bloku -), Vila 5,5, Devolli 6, Buna 6, Mancaku 6, Kuli 6 (nga 46. Fagu 5,5), Xhafaj 6,5
Refer: Albert Toussaint 6, ndihmes Christian Holtgen dhe Antonio De Carolis (gjith nga Luksemburgu).
Golshenues: 0-1 Xhafaj (10., as Kuli), 1-1 Posavec (18., 11 m), 2-1 Sehic
(28., Poldrugac), 3-1 Sehic (47., as Posavec), 4-2 Brasha (66., as Hodo),
5-2 Vrucina (83., as Sopic), 6-2 Bosnjak (90., as Caval).
Kartona te verdhe: Caval, Poljak, Kristic (Slaven Belupo), Vrapi, Kapaj, Pashai (Teuta).
Kartona te Kuq: Maringlen Kapaj (22., dy k. te verdhe).
Lojtar i ndeshjes: Asim Sehic (Slaven Belupo).
Stadium: Gradski.
Shikues: 2500.
Shenim: Materijali eshte mare nga te perditshmet kroate Vecernji dhe Jutarnji kurse video nga televizioni shteteror kroat.
Arsim Ziberi