E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha ka nevojë për kohë

Stiv Koteril, trajneri i skuadrës angleze, FC Bërnli, është shprehur për median lokale "Bërnli News" se fansat nuk duhet të presin shumë për momentin nga blerja e re, Besart Berisha. Anësori shqiptar bëri një paraqitje të pëlqyeshme në fitoren 5-2 që Bërnli realizoi në transfertë me Ërexham, duke shfaqur shumë shpresa për skuadrën angleze, pasi dha asiste për dy gola. Trajneri Koteril me një gjuhë diplomatike pohoi se ai e ndien se blerja që kushtoi për arkat e klubit 340 mijë stërlina nga Hamburgu ka nevojë për kohë të përshtatet me jetën në Angli dhe me Championship-in, kategorinë e dytë britanike të futbollit. "Besarti ka nevojë për kohë", - tha Koteril në sitin zyrtar të klubit. "Unë nuk do të varesha te Berisha në këtë kohë".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›