Cana: “Marseja, dashuria ime”

Lorik Cana është shndërruar në një nga pjesët më të rëndësishme të grupit të lojtarëve të Olimpikut të Marsejës. Për mesfushorin e fuqishëm shqiptar nuk kanë munguar ofertat gjatë merkatos verore, por futbollisti i kuqezinjve i qëndroi besnik Olimpikut të Marsejës. Lorik Cana është në sezonin e tretë me Marsejën, ekipin e vetëm francez që ka mundur të fitojë Ligën e Kampioneve (1993). Zëvendëskapiteni i Marsejës u përfol pas mbarimit të sezonit se mund të transferohej te Arsenali i Londrës, por ai zgjodhi rinovimin e kontratës me Marsejën deri në vitin 2010. "A kam qenë i konktaktuar nga klube të tjera gjatë kësaj kohe merkatoje? Po, por unë nuk pata dëshirë të lëvizja. Për mua, sot, askush nuk vlen më shumë se Olimpiku i Marsejës", - citohet ndërkombëtari shqiptar nga siti francez brevesdefoot.com.