Beqaj Anorthosis periudha me e mire e karrieres sime
Arjan Beqaj ka shfaqur nostalgji per kohen kur luante me skuadren qipriote te Anorthosis Famagusta. 34-vjecari pohoi se ajo ka qene periudha me e mire ne karrieren si profesionist. Portieri i Kombetares shqiptare ishte edhe protagonist jo vetem ne fitimin e trofeve te Anorthosisit por edhe ne kualifikimin historik te nje klubi nga ishulli i Aferdites ne fazen e grupeve te Champions League. Gjate kesaj vere Beqaj vendosi te provonte nje aventure te re duke mbrojtur ngjyrat e Olimpiakos Nikosias ndersa te shtunen gardiani do te rikthehet ne stadiumin Antonis Papadopoulos ku kaloi kater sezone te mrekullueshme. Ne te vertete tek Anorthosis kam perjetuar kater sezone te shkelqyer ndoshta ajo ishte periudha me e mire e karrieres sime. Kam fituar tituj te ndryshem dhe kam pasur shume suksese te cilet do ti deshironte cdo futbollist profesionist deklaroi kuqeziu. Por Beqaj nuk harroi skuadren aktuale Tashme gjithcka i takon se kaluares. Aktualisht luaj per Olimpiakosin e Nikosias dhe jam i perqendruar maksimalisht tek ekipi im. Deshiroj ta ndihmoj skuadren kemi nje grup cilesor lojtaresh dhe nje trajner te mire. Jam i sigurt se rezultatet nuk do te na mungojne.