E Diel, 1 Nëntor 2026

Bulku Tek Hajduku dua suksese si me Tiranen

Kroaci Mesfushori shqiptar rrefen detajet e aventures se tij te klubi kroat

Ervin Bulku nuk e ka fshehur ambicien per te fituar te Hajduku i Splitit. Mesfushori shqiptar eshte shprehur i kenaqur ne kete start te aventures se tij me klubin kroat qe i ka dhene mundesine te luaje edhe ne fazen e grupeve ne Europa League. Nderkohe rrefen edhe detaje te kesaj aventure. Por Bulku nuk heziton te shpjegoje se perse e zgjodhi pikerisht Hajdukun pas tre vjetesh impenjimi ne kampionatin ukrainas me Krivbasin. Kisha nje kontrate 4-vjecare me Dnipron por gjithe kohes une isha i huazuar te Krivbasi ashtu si edhe ish-lojtari i Hajdukut Bartulovic. Me kishte mbetur edhe nje vit kontrate ne Ukraine por kerkova qe te me shisnin ne nje klub qe kishte ambicie me te medha. Ne Shqiperi kam luajtur gjithnje per te fituar trofe dhe Hajduk eshte nje klub qe ma mundeson realizimin e nje objektivi te tille. Pjesen me te madhe te karrieres se tij e ka kaluar te Tirana nje nder klubet me te njohura ne Shqiperi ku fitoi shume trofe. Me Tiranen fitova gjashte tituj kampione dhe pese Kupa te Shqiperise shto ketu edhe gjashte Super Kupa. Por nuk po mendoja te rikthehesha ne Shqiperi pasi jam ne kerkim te sfidave te reja. Per mua Hajduku eshte klubi me i madh ne Ballkan apo sic i thone ketu ne rajonin e Europes Juglindore. Besoj se do te kthehem te zakoni i fitimit te trofeve me Hajdukun te cilin e kisha dikur ne Shqiperi me Tiranen. Roli i tij eshte mesfushor me tipare mbrojtese. Vitin e kaluar ne kampionatin ukrainas shenoi dy gola. Ai ka debutuar shtate dite me pare me Hajdukun ne Athine duke bere nje paraqitje te mire. Me bene pershtypje tifozet e Hajdukut. Me shume se 1 mije prej tyre erdhen ne Athine duke krijuar nje atmosfere te ndezur. Po ashtu i pashe edhe ne Split ne ndeshjen ndaj Dinamos se Zagrebit. Atmosfera ne stadiumin lsquoPoljudsko ishte e jashtezakonshme por nuk e prisja qe ne Athine te vinin nje numer i madh tifozesh. Me shoket e skuadres Bulku flet anglisht edhe pse tani ka filluar te mesoje ndonje fjale nga terminologjia e futbollit kroat. Kam mesuar te paralajmeroj shoket iu bertas lsquoprapa djathtas majtas lsquoma jep topin por nuk kam mesuar ende te them lsquogjuaj. Do tia marr doren gjuhes me kalimin e kohes me e rendesishmja eshte te kryej si duhet detyrat e mia mbrojtese perfundoi mesfushori shqiptar i Hajdukut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›