E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqaj, "Lojtari më i Mirë i Ndeshjes"

ASA (Albania Sport Agency) -"Për mua e rëndësishme është të që në fund të eliminatoreve të dalim në renditje para Bjellorusisë dhe Sllovenisë", kështu u shpreh portieri Arjan Beqaj, i shpallur nga faqja zyrtare e UEFA-s në Internet, si "Lojtari më i Mirë i Ndeshjes" në barazim pa gola që Kombëtarja kuqezi arriti me Bullgarinë. "Me ekipet e mëdha, ndodh që të na buzëqeshi dhe fati për të arritur suksesin. Mëgjithatë unë mendoj, se lojtarët që luajtën në fushë sot dhanë gjithcka që ata kishin. Në rast se cdo lojtar jep maksimunin atëhëre dhe suksesi nuk mungon. Të gjithë lojtarët dhanë maksimimin dhe nuk mund të vecoj askënd. Edhe me Holandën në pjesën e dytë bëmë një lojë të mirë. Duket se me ekipet e mëdha, më të mirat Shqipëria jep më mirë. Duhet që në të ardhmen të japim më shumë, në mënyrë që të kapim vendin e katërt ne grup"

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›