Lorik Cana: “Një pikë për të gjithë tifozët shqiptarë kudo në botë”

ASA (Albania Sport Agency)- "Jemi të gëzuar pasi mundimi nuk ka shkoi kot. Jam i gëzuar për të gjithë tifozët shqiptarë që na kanë ardhur në stadium por dhe për ata që na kanë ndjekur. Gëzimi ynë është i madh, pasi kur fitojmë apo marrim një pikë të cmuar në Bullgari. Shumë vuajtje në njëzet minutat e fundit? Po është e vërtetë. Pjesa e parë ishte më e lehtë. Ata(bullgarët) e kërkuan fitoren pasi luanin në vendin e tyre dhe ndaj Shqipërisë, për të mos humbur pikë me kundërshtarët e tyre si Rumania dhe Holanda. Fillimisht u pozicionova si mesfushor, por duke parë vështirësitë që kishim shkova në ndihmë të mbrojtjes. I rëndësishëm nuk është lojtari, por ekipi. Barazimi me Bullgarinë, një nga më të fortat e grupit, me lojtar të mëdhenj, ishte i frikshëm? Nuk besoj se na kanë nënvlerësuar pasi Stojckov e dinte shumë mirë forcën e ekipit tonë".