Bariç nga Sofja: “Shqipëria ka një skuadër shumë të mirë”.

ASA (Albanian Sport Agency) - Trajneri i Shqipërisë Oto Baric u shfaq shumë entuziast pas përfundimit të takimit me Bullgarinë. Në një lidhje direkt nga stadiumi "Vasil Levski", kroati tha: "Morëm një pikë kundrejt një Bullgarie të fortë. Më duhet të falënderoj portierin Beqaj dhe në vecanti Bogdanin, por dhe lojën e mesfushorëve tanë. Ne tani mund të ndërtojmë Kombëtaren e ardhshme shqiptare. Pjesa e parë ishte perfekte në krahasim më të dytën? Po, pjesa e parë ishte shumë më e mirë, por nuk duhet të harruar se lojtarët tanë vinin pas ndeshjes me Slloveninë në Shkodër, ndërkohë që kundërshtarët tanë ishin të freskët. Ky takim ishte shumë i vështirë për ne. Në bëmë ndryshimet e duhura. Unë ham i bindur se pas kësaj ndeshje të mirë, ne duhet të marrim pikët maksimale me Luksemburgun. Dhjetë minutat e fundit me tre lojtarë sulmues në fushë? Ne luajtëm më shumë në mbrojtje, pro ne kërkuam edhe të kalonim në ofensiv. Unë tani jam i bindur se Shqipëria ka një skuadër shumë të mirë".
me Luksemburgut, të cilat në letër duken teorikisht të fituara.
Albania-sport.com