E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alban Bushi: “Dolën fjalët e mia dhënë medias bullgare për pikë”

ASA (Albania Sport Agency)- "Në Bullgari kam kaluar vitet më të bukura të karrierës sie, ku kam dalë dhe kampion. Shqipëria gjithmonë ka dalë e mundur në Sofje, një ndeshje e lehtë e parishikuar nga bullgarët? Edhe në intervistat e mia me median bullgare u kisha thënë se kemi ardhur këtu për të marrë pikë. E njoh shumë mirë futbollin bullgar, i njoh lojtarët. Ka disa diferenca lojtarësh, por në futboll luan ekipi. Unë mendoj se në bëmë maksimumin me Slloveninë, një ekip kompakt. Dy pikët që i falëm Sllovenisë, na u kompesua me një pikë që ia morrëm Bullgarisë. Baric euforik në ambicien e tij për të fituar takimin? Mua më pëlqen ambicia e Baric, me tre sulmuesë në lojë. Nëse do të humbisnim të gjithë do të thoshim, se përse e futi Bushin, përse luajtëm me tre sulmuesë. Ai është një trajner që guxon prandaj është dhe një emër i madh në arenën ndërkombëtare. Mendoj se edhe mund ta kishim fituar ndeshjen, por dhe bullgarët patën dy-tre raste shumë të pastra".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›