E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqaj e bën Anorthosin ekipin e 15 ne Europë

Anorthosis i Arjan Beqajt është renditur midis 20 ekipeve më të mira të Europës që marrin pjesë në Ligën e Kampioneve. Renditja është publikuar nga televizioni “Eurosport”. “Zonja”, siç thirret Anorthosis në Qipro ndodhet saktësisht në vendin e 15-të me 15.33 pikë. Në vend të parë është Barcelona me 26.88 pikë, e ndjekur nga Liverpuli me 24.67 pikë e Çelsi me 23.17 pikë. Pa dyshim që përformanca e portierit të Kombëtares shqiptare ka ndikuar jo pak. Anorthosis në tre takimet e parë në Ligën e Kampioneve ka arritur të grumbullojë 4 pikë: 1 fitore, 1 barazim e 1 humbje.

E Shtune, 01 Nentor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›